Mungesa e trotuarit rrezikon fëmijët në fshatin Pavlan të Pejës

04.12.2020 07:46

Mungesa e trotuarit rrezikon fëmijët në fshatin Pavlan të Pejës

Disa qytetarë janë shprehur të shqetësuar për mungesën e trotuarit që po rrezikon qarkullimin e këmbësorëve.

Rasti ka ndodhur në fshatin Pavlan të Pejës, ku në pamjet e dërguara në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, shihet mungesa e trotuarit, shpejtësia e qarkullimit të automjeteve në rrugën e asfaltuar dhe pa pengesa, transmeton Portali.info.

Për të mos mjaftuar e gjithë kjo, qytetarët që kanë dërguar pamje të tre fëmijëve që ecin për në shkollë, shihet se mbeturinat në skaj të rrugës janë një problem tjetër që i shqetëson banorët e këtij fshati.



x