Muslija shkëlqen në fitoren e Hannoverit, shënoi gol dhe asistoi një tjetër

24.01.2021 16:26

Muslija shkëlqen në fitoren e Hannoverit, shënoi gol dhe asistoi një tjetër

Reprezentuesi kosovar, Florent Muslija, ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Hannoverit që arriti në kuadër të xhiros së 18-të ndaj Nurnberg në Bundesliga 2.

Muslija ishte inkuadruar në minutën e (65′) dhe me të filluar, ai dhuroi një asistim dhe shënoi një gol për të ndihmuar skuadrën e tij.

Muslija shënoi në minutën (72′) nga një goditje dënimi, të cilën e ekzekutoi ai dhe shënoi.

Pas golit, ai asistoi edhe në minutën e (86′) për golin e Twumasi dhe gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën (81′).

Hannover 96 qendron në pozitën e gjashtë me 26 pikë, 10 më pak se lideri Hamburg në Bundesliga 2.

Golin e Muslijës mund ta shihni më poshtë.

x