Napoli dhe Inter bëjnë “paqe”, të dy golat i shënojnë zikaltrit (VIDEO)

18.04.2021 23:26

Napoli dhe Inter bëjnë “paqe”, të dy golat i shënojnë zikaltrit (VIDEO)

Napoli dhe Inter nuk kanë shkuar më shumë se një barazim në sfidën e vlefshme për javën e 31-të. Në stadiumin “Maradona” në fakt të dy golat u shënuan nga zikaltrit.

Në minutën e 36-të, ekipi i Contes realizoi një autogol pas një mosmarrëveshje mes Handanovic dhe de Vrij. Zikaltrit luajnë mjaft mirë, teksa në fillimin e pjesës së dytë arrijnë të gjejnë dhe golin e barazimit.

Eriksen me një goditje fantastike në hyrje të zonës e dërgoi topin në cepin e portës. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, teksa Napoli nuk mundi të përfitojë nga humbja e Juventusit. Interi mbetet në krye me 75 pikë, 9 më shumë se Milan, ndërkohë që Napoli renditet në vendin e pestë me 58 pikë.

x