Nazim Gagica zgjedhet kryetar i degës së AAK-në Gjilan

24.05.2022 23:12

Nazim Gagica zgjedhet kryetar i degës së AAK-në Gjilan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur kuvendin zgjedhor të degës në Gjilan, më c’rast ka zgjedhur organet e reja drejtuese.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se kryetar i degës së AAK-së në Gjilan për mandatin 4 vjeçar u zgjodh, Nazim Gagica.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Në Kuvendin e nëntë zgjedhor, kam falënderuar delegatët dhe aktivistët e degës së Gjilanit, për kontributin e tyre në rrugëtimin tonë të përbashkët politik.
Urova sukses për kryetarin e zgjedhur, Nazim Gagica dhe udhëheqjen e re të AAK-së në Gjilan, duke i siguruar për mbështetjen time të plotë.

x