Ndalet rrugëtimi i Prishtinës, Bodo/Glimt e mposht 2-0

12.08.2021 20:10

Ndalet rrugëtimi i Prishtinës, Bodo/Glimt e mposht 2-0

Mbyllet në raundin e tretë të Conference League-s aventura europiane e Prishtinës në këtë sezon.

Skuadra kampione e Superligës së Kosovës u mposht 2-0 në ndeshjen e kthimit përballë Bodo/Glimt, duke zhvlerësuar fitoren 2-1 të arritur një javë më parë në “Fadil Vokrri”.

Skuadra norvegjeze e gjeti golin që në minutën e 18 me Botheim, ndërsa në të 24-tën, Berg humbi një 11-metërsh, me Prishtinën që rezistoi deri 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, moment kur Botheim realizoi të dytin personal, atë që kualifikoi Bodo/Glimt në fazën play off të kompeticionit.

x