Nderohen me mirënjohje Invalidët e luftës së UÇK-së, në Suharekë

13.06.2021 15:03

Nderohen me mirënjohje Invalidët e luftës së UÇK-së, në Suharekë

Janë nderuar me mirënjohje invalidët e luftës së UÇK-së, në komunën e Suharekës, shkruan Portali.info.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Muharremajt:

Sot u nderuan me mirënjohje invalidët e luftës së UÇK-së.

Përmes një organizimi simbolik nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, u ndanë mirënjohje vetëm për një pjesë të tyre, për shkak të pandemisë, megjithëse shoqata ka ndarë mirënjohje për të gjithë.

Ne jemi gjithë jetën mirënjohës e falënderues ndaj sakrificës së tyre.

Bali Muharremaj

x