Ndërrimi i bordeve po dëmton ndërmarrjet publike – Ekspertët: Është bërë krim me to

16.05.2021 09:48

Ndërrimi i bordeve po dëmton ndërmarrjet publike – Ekspertët: Është bërë krim me to

Shkarkimi bordeve në ndërmarrjet publike po e thellon edhe më tej krizën. Sipas ekspertëve të ekonomisë me këto veprime, politika po i dëmton edhe më tej ekonomikisht ndërmarrjet publike.

Madje sipas tyre këto ndërrime të shpeshta po ndodhin edhe për inate politike.Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një intervistë thotë se ndërrimi i shpeshtë i bordeve po i fut në krizë ekonomike edhe më tutje këto ndërmarrje publike.Madje sipas Llukës ndërmarrjet publike kanë vuajtur gjithmonë nga ndikimet politike, derisa ka shtuar se është me rëndësi që të ketë borde profesionale dhe që nepotizmi të eliminohet si dukuri.

“Sa më i shpeshtë ndërrimi i bordeve as më jo stabilitet ka në ndërmarrje. Edhe bordet nuk kanë qenë efektive dhe kanë qenë gjithmonë borde politike dhe nëse ne themi se sakrifikojmë bordet politike për një bord  të qëndrueshëm ja vlen ky ndryshim.Ndërmarrjet publike kanë vuajtur nga ndikimi politik në këto borde sepse siç e dimë ka pasur punësime të ndryshme në ndërmarrje publike dhe prandaj është me rëndësi që të kemi borde profesionale dhe që nepotizmi të eliminohet si dukuri sepse po i shkatërron ndërmarrjet. Secila ndërmarrje tregon që nepoitizmi është  problem kryesor, dhe tash është momenti i fundit sepse ndërmarrjet publike janë aseti i qytetarëve që menaxhohet nga qeveria”, tha Lluka për EO.

Krejt këto sipas Llukës po ndodhin për inate politike, mirëpo ai thekson se Qeveria aktuale ia ka votat e mjaftueshme për të mos pasur inate politike për të kthyer qëndrueshmëri në ndërmarrjet publike.

“Normalisht ndodh për inate politike, por jemi këtu ku jemi dhe nuk është vetëm bordet që po vuajnë nga inatet politike, mirëpo tash qeveria aktuale ka vota të mjaftueshme mos me pas inate politike dhe qëndrueshmëri diçka që neve na ka munguar me vite të tëra”, theksoi ai.

Ndërsa ish-ministri i Financave Haki Shatri thotë se me ndërmarrjet publike është bërë krim.Ai madje thotë se edhe emërimet në krye të bordeve nuk po bëhen duke respektuar profesionalizmin, por vetëm për të “rehatuar” njerëzit e partisë.

“Sinqerisht po iu them që prej kur Kosova e ka marr kompetencën me menaxhuar ndërmarrjet publike, kemi bërë krim me to. Në kohën kur Telelkomin e ka menaxhuar UNMIKU, Telekomi ka realizuar 120 milionë euro fitime në vit. Me këto ndikime kemi arritur me shti në borxh Telekominin, çdo ndryshim që po e bëjnë po e bëjnë me një synim që po i bëjë njerëzit e mi i heq këta”, tha ai.

“…kjo vjen një ditë duhesh me paguar ose me ia shit dikujt dhe në atë pik e kemi pru, por nuk është vetëm Telelkomi në këtë derexhe janë shumë ndërmarrje sepse kanë bërë krime me shumë kontrata me KEDS-in me KEK-un, me Aeroportin”, shtoi Shatri.

të fundit

Kurti takohet me Varhelyi, ia përsërit çështjen e liberalizimit të vizave Alban Hyseni firmos dorëheqjen nga pozita e deputetit Kurti arrin në Bruksel, pritet nga Borrell Ekspertët paralajmërojnë: Mos e injoroni, gripi këtë sezon do të jetë shumë i ashpërPrindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me gripin këtë vit, sepse është shumë më i ashpër se vitet paraprake. Gjatë dimrit të kaluar, maskat, distancimi, shkollat ​​e mbyllura dhe bllokimet e pjesshme në muajt e ftohtë, kishin parandaluar në mënyrë efektive qarkullimin e viruseve të gripit, shrkuan Për Nënat. Por këtë vit kushtet janë të ndryshme dhe gripi mund të godasë sërish. Dhe mund ta bëjë në mënyrë më agresive se zakonisht, transmeton lajmi.net. Mund të përhapet lehtësisht Vitin e kaluar, sipas virologut Fabrizio Pregliasco, drejtor shëndetësor i Institutit Ortopedik Galeazzi në Milano, ndërhyrjet për të kufizuar përhapjen e Covidit e kishin mbajtur gripin shumë larg. Tani, megjithatë, ai mund të përhapet shumë më lehtë. Vaksina është e vetmja armë për të mbrojtur veten. Ndikimi që po vjen tek ne ka prekur tashmë hemisferën jugore, Australinë, Zelandën e Re, Amerikën e Jugut dhe Afrikën. Fëmijët janë më të ekspozuar Analiza që kanë bërë studiuesit mbi epideminë sezonale ndihmon për të kuptuar alarmin për rastet e bronkiolitit (në Itali, por veçanërisht në Francë ku i ftohti ishte i pari) te fëmijët nën dy vjeç. Një infeksion viral që shfaqet te fëmijët me ftohje, temperaturë, kollë, fishkëllimë dhe vështirësi në frymëmarrje. Këshilli Shkencor Francez e shpjegoi fenomenin me një deficit të konsiderueshëm të imunitetit kolektiv për fëmijët e lindur pas marsit 2020, të cilët shkojnë në çerdhe, dalin rregullisht, por që nuk mbrohen më nga një distancim korrekt ose mbi të gjitha nga një vaksinë kundër Covid. Simptomat janë gjithmonë të njëjta: infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, me kollë dhe dhimbje të fytit, temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje ky& Ahmeti ia bënë dhuratë Ramës një tastierë 30 ditë paraburgim gjilanasve të cilëve iu gjetë drogë e llojit heroinë gjatë bastisjes në banesë Rama: Prishtina do të jetë vend plot gjallëri e mundësi për të rinjtë, do bashkëpunojë me të gjithë pa dallim 40 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të Covid-19 Champions League vjen sonte me tetë ndeshje – vëmendja te Milan-Liverpool e Real Madrid-Inter Arben Vitia mungon në mbledhjen inauguruese të Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës

x