Ndiqni dy tjera rrëfime ekskluzive nga familjarët e të pagjeturve sonte në emisionin "Përtej Tregimit" (VIDEO)

27.02.2021 14:02

Ndiqni dy tjera rrëfime ekskluzive nga familjarët e të pagjeturve sonte në emisionin "Përtej Tregimit" (VIDEO)

Sonte në emisionin” Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin bashkëndjeni dhimbjen me babain që ka humbur të birin në luftë, dhe ende nuk ka mundur t'ia grumbullojë të gjitha eshtrat në varr.

18 vjeçarin, të birin e Maliq Kryeziut bashkë me rreth tetëdhjetë burra të tjerë serbët i rrëmbyen në luftë, për të mos i kthyer kurrë më.

Po ashtu mësoni historinë e dhimbshme të prindërve Nezir e Hamide Avdylit, që ende nuk e dinë ku i kanë të gjitha eshtrat e dy bijve të tyre, shkruan Portali.info.

Këto rrëfime vijnë për shikuesit e Kanal 10 si audiodrama.

Këto dhe shumë të tjera ndiqeni sonte në ‘’Përtej Tregim’’i në 20:10./PORTALI.info/

x