Ndodh mrekullia: Pas 4 orësh i ngujuar në kabinën e kamionit të rrokullisur, shpëtohet shoferi shqiptar

25.09.2021 08:13

Ndodh mrekullia: Pas 4 orësh i ngujuar në kabinën e kamionit të rrokullisur, shpëtohet shoferi shqiptar

Pas katër orësh nën kabinën e kamionit të përmbysur në Kozare të Kuçovës, shoferi Alit Pirja është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Beratit për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

Dyshimet paraprake janë se Pirja ka humbur kontrollin e automjetit pikërisht në aksin rrugor Kozare-Belsh duke dalë jashtë rruge.

x