"Ndoshta edhe nuk është shumë..." - A po e kopjon Konjufca-Kurtin? (VIDEO)

18.08.2020 15:57

"Ndoshta edhe nuk është shumë..." - A po e kopjon Konjufca-Kurtin? (VIDEO)

“Ndoshta edhe nuk është shumë...”, ishte pjesa e debatit e cila ishte bërë virale mes Fidan Ramës dhe kreut të VV-së, Albin Kurtit, në emisionin ‘Debat Plus’ të Dukagjinit në muajin prill të këtij viti.

E fraza e ngjashme, i është përsëritur zv.drejtorit të televizionit Kanal10, por tash me ish-ministrin e Punëve të Jashtme nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën, shkruan Portali.info.

“Ndoshta kjo është problem pak edhe për Vuçiqin..”, ka deklaruar gjatë emisionit të djeshëm të ‘Prime Time’ në Kanal10, Glauk Konjufca, të cilit i është përgjigjur Fidan Rama duke i thënë se “ndoshta edhe s’është...”, gjë e cila ka shkaktuar të qeshura edhe brenda studios televizive. 

Për të parë ngjashmërinë e Kurtit dhe Konjufcës në debat, mund të ndiqni videon më poshtë:



x