Ndotja plastike problem i madh global, kafshët po vdesin shkaku i saj

19.01.2022 14:08

Ndotja plastike problem i madh global, kafshët po vdesin shkaku i saj

Ndotja plastike është një problem urgjent global që kërkon një marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme të OKB-së, thuhet në një raport të Agjencisë Kërkimore (EIA).

OJQ-ja mjedisore thotë se ka prova të shumta për efektet e dëmshme të plastikës dhe argumenton se ndotja plastike është një problem po aq i rëndësishëm sa edhe ndryshimi i klimës. 

Ajri që thithim sot përmban mikrogrimca plastike, plastika u gjet në borën e Arktikut dhe gjithashtu gjendet në tokë dhe ushqim.

Kjo mbështetet nga një raport që thotë se rreth 20 elefantë ngordhën në Tajlandë pasi hëngrën mbetje plastike nga deponitë. 

Autorët e raportit u bëjnë thirrje kombeve të bien dakord për një marrëveshje detyruese të OKB-së që synon reduktimin e prodhimit të plastikës dhe mbetjeve plastike. 

“Është koha që ne ta trajtojmë këtë problem vdekjeprurës”, tha Tom Gammage nga EIA. 

“Nëse kjo valë ndotjeje vazhdon, deri në vitin 2040 pesha e mbetjeve plastike në dete mund ta kalojë peshën totale të të gjithë peshqve detarë”. 

x