Ndryshimi i papritur i OnlyFans, ndalon përmbajtjet seksuale

20.08.2021 16:00

Ndryshimi i papritur i OnlyFans, ndalon përmbajtjet seksuale

OnlyFans, platforma online e abonimeve njohur për përmbajtjet e saj për të rritur, do tu ndalojë përdoruesve të postojnë materiale me përmbajtjet seksuale.

Kompania Londineze tha se ndryshimet e reja hyjnë në fuqi më 1 Tetor dhe janë në përputhje me kërkesat e partnerëve bankarë dhe sistemeve të pagesave.

“Për të siguruar vijueshmërinë afatgjatë të platformës dhe për të hostuar përmbajtje ekskluzive për komunitetin e krijuesve dhe fansave, ne duhet të evoluojmë,” tha OnlyFans.

Krijuesit duhet të postojnë përmbajtje vetëm nëse janë në përputhje me politikat e OnlyFans. Sajti i themeluar në 2016-ën shpërtheu në popullaritet gjatë pandemisë së Covid-19 dhe sot numëron 130 milionë përdorues.

OnlyFans gjithashtu tha se së shpejti do të lançojë një platformë të re streaming dhe aplikacion quajtur OFTV ku krijuesit mund të ndajnë video për tema në lidhje me fitnesin, gatimin, komedinë dhe muzikën.

x