Në ditën e martesës, nusja godet bashkëshortin në testikuj me një top bejsbolli

20.10.2021 16:54

Në ditën e martesës, nusja godet bashkëshortin në testikuj me një top bejsbolli

Një çift britanik si duket nuk e nisi mbarë jetën martesore – pasi nusja goditi burrin e saj në testikuj gjatë një loje në dasmë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sarah Chesterfield e veshur me fustanin e saj të bardhë goditi me top bejsbolli bashkëshortin e saj Matt Chesterfield.

Në ato momente burri i saj bie në tokë dhe duke u rrotulluar nga dhimbja.

Më pas, Sarah përfundimisht u sigurua se partneri i saj ishte mirë, pasi të dy ndanë një puthje në kopsht.

Incidenti i papritur ndodhi kur çifti u martua më 25 shtator në Carlyon Bay Hotel, në Saint Austell, Cornwall të Anglisë. 

 

x