Në ditët e fundit të shtatzënisë, reagon Genta Ismajli

31.08.2021 10:31

Në ditët e fundit të shtatzënisë, reagon Genta Ismajli

Genta Ismajli është në pritje të ëmbël për herë të parë. Prej javësh në media thuhet se ajo është shtatzënë, por ky lajm nuk është konfirmuar ende prej saj.

Së fundmi, në TikTok ka nisur të qarkullojë një video, në të cilën dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. Edhe pse shfaqet me rroba të gjera barku është mjaft i dukshëm.

Po ashtu para disa ditësh në rrjet u publikua një foto, në të cilën Genta dukej me disa kilogramë më shumë. Kështu lindën dyshimet se ajo mund të ishte shtatzënë për herë të parë, por fillimisht këto aludime u hodhën poshtë.
 
Ndërkohë që lart e poshtë ka kaq shumë zëra për një shtatzëni, Genta Ismajli ka reaguar për herë të parë. Këto kohë ajo nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale dhe ditën e sotme ka bërë një postim që tregon shumë.

Këngëtarja ka publikuar një foto të saj dhe përkrah shkruan: “Ndjehem e bekuar. Ju dua të gjithëve”.

Kujtojmë se Genta Ismajli ka 2 vite që jeton një histori të bukur dashuri me biznesmenin nga Turqia, Usta. Pasi kjo lidhje u bë publike, në jo pak raste këngëtarja është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

x