Në prani të Osmanit, Gërvalla nënshkruan memorandum me shtetin e Belizesë

24.09.2021 21:27

Në prani të Osmanit, Gërvalla nënshkruan memorandum me shtetin e Belizesë

Në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, zVjosa Osmani dhe Kryeministrit të Belizesë, John Briceño, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me homologun e saj nga Belize, Eamon Courtenay, kanë nënshkruar sot në Neë York një memorandum mirëkuptimi për konsultime bilaterale mes ministrive të Jashtme të të dy shteteve.

 
Kjo u bë e ditur në një komunikatë për media nga ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Ky memorandum mirëkuptimi synon forcimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, paqen dhe sigurinë”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast ministrja Gërvalla ka theksuar se ky memorandum është edhe një hap më shumë drejt fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat do të vazhdojnë të thellohen edhe në fusha si ekonomia dhe kultura.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë partneritetin dhe miqësinë me Belizenë dhe nënshkrimi i këtij memorandumi është vetëm pikënisje e një bashkëpunimi që do të konkretizohet edhe në forma të tjera gjatë periudhës në vazhdim”, shtoi ndër të tjera ajo.

x