Në pritje të rezultateve, vihet në dyshim sfida mes Milanos dhe Juventus

05.01.2021 22:00

Në pritje të rezultateve, vihet në dyshim sfida mes Milanos dhe Juventus

Pas dy rasteve pozitive me Covid-19, Juventus ka vendosur që ta shtyejnë udhëtimin e tyre për në Milano.

 
Klubi i Juventusit përmes dy komunikatave për shtyp kanë njoftuar se lojtarët, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Tani, Zonja e Vjetër ka kryer edhe disa teste të reja në mënyrë që të vendosin përfundimisht nëse do të luajnë kundër Rosonerëve.

 
Këto shqetësime po vijnë pasi qe mendohet se lojtarë të tjerë mund të jenë infektuar, rezultatet do t’i marrin nesër pak para udhëtimit.

Ndeshja e paraparë për nesër mes AC Milan dhe Juventus mbetet për tu parë nëse do të zhvillohet apo jo.

x