Nënkryetarja e Prishtinës: Politikën nuk munden me na e gërditë gjeneratë pas gjenerate

25.05.2022 23:39

Nënkryetarja e Prishtinës: Politikën nuk munden me na e gërditë gjeneratë pas gjenerate

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar sot se Komuna e Prishtinës ishte nikoqire e debatit të parë në ciklin e debateve në kuadër të ngjarjes “Java e Gruas” në 10 vjetorin e organizimit nga NDI Kosovo.

Ajo, në njoftimin e publikuar në Facebook, ka folur me një gjuhë motivuese për gratë.

“Politikën nuk munden me na e gërditë gjeneratë pas gjenerate. Politikën e bëjmë ne. E definojmë ne. Nuk bën t’i ikim. Na takon dhe duhet ta marrim hapësirën e t’shtyjmë përpara politikat tona. Gjithëpërfshirëse, me gra e burra”, ka shkruar ajo.

Sahatçiu ka thënë se gratë duhet të kyçen në vendimmarrje e planifikim.

 “Nëse nuk kyçemi në vendimmarrje e planifikim të projekteve me buxhetim të përgjegjshëm gjinor, përfundojmë me rrugë me trotuare të ngushta pa vend për karroca. Përfundojmë pa ndriçim e pa stacione të autobusit që mundësojnë qasjen dhe lëvizjen e grave çdo ditë në punë.  Sot Komuna e Prishtinës ishte nikoqire e debatit të parë në ciklin e debateve politike në kuadër të ngjarjes “Java e Gruas” në 10 vjetorin e organizimit të saj me përkushtim nga NDI Kosovo. Diskutuam për politikat gjithëpërfshirëse në punësim e qasje, në mbrojtje të demokracisë”, ka shkruar ajo.

x