Nënshkruhet marrëveshja me Kroacinë për 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID

24.05.2021 17:33

Nënshkruhet marrëveshja me Kroacinë për 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm Naim Bardiqi kanë pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në takim, Vitia ka njoftuar ambasadoren Barishiq me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.

“Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të Vaksinës kundër Covid-19, të cilat Kroacia i jep Republikës së Kosovës në përkrahje vaksinimit kundër COVID-19.Në këtë drejtim, Ministri Vitia i ka shprehur mirënjohen në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen konkrete në përballjen me Covid-19”, thuhet në njoftimin për media.

Ambasadorja Barishiq theksoi rëndësinë e zbatimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

x