Nesër bëhen homazhe për Artistin Rasim Thaqi CIMA, në Teatrin Kombëtarë

26.03.2021 17:55

Nesër bëhen homazhe për Artistin Rasim Thaqi CIMA, në Teatrin Kombëtarë

Nesër duke filluar nga ora 9.00 do të bëhen homazhe për Artistin Rasim Thaçi CIMA.

Këtë e ka bërë të ditur vetë familja përmes një njoftimi në Facebook, ku theksuan se me iniciativë të Kryeministrit z. Albin Kurti dhe organizim të Ministrit të Kulturës, z. Hajrullah Çeku, nesër, e Shtunë, me 27 Mars, në Teatrin Kombëtarë të Kosovës, duke filluar nga ora 9:00, do të bëhen homazhe për Artistin Rasim Thaqi CIMA, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

NJOHTIM

Të nderuar dhe të dashur miq, kolegë dhe dashamirë të jetës dhe veprës së artistit, Rasim Thaqit - Cima

Ju informojmë se, me iniciativë të Kryeministrit z. Albin Kurti dhe organizim të Ministrit të Kulturës, z. Hajrullah Çeku:

Nesër, e Shtunë, me 27 Mars, në Teatrin Kombëtarë të Kosovës, duke filluar nga ora 9:00, do të bëhen homazhe për Artistin Rasim Thaqi CIMA!

Falenderojmë Kryeministrin dhe Ministrin e Kulturës, si dhe komunitetin Artistik që jane mobilizur, që qyetetaret e Prishtines dhe vendit, të kene mundesine publike per homazhe...!

Familja e R. Thaqit

x