Nesër ditë zie në Viti, anulohen të gjitha festimet në sheshin e qytetit

31.12.2020 15:04

Nesër ditë zie në Viti, anulohen të gjitha festimet në sheshin e qytetit

Pas vrasjes së katërfishtë në Pozhoran të Vitisë, komuna ka vendosur që në këtë qytet nesër të jetë ditë zie.

Si rrjedhojë, me anë të një komunikate për media është bërë e ditur se nesër në këtë qytet nuk do të ketë as festime në sheshin e qytetit.

Komunikata e plotë:

Dita e premte, shpallet ditë zie në komunën e Vitisë-sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit

Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera. 

x