Nesër në Kuvend do të diskutohet për pagën minimale

04.05.2022 16:56

Nesër në Kuvend do të diskutohet për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër, 5 maj, do të mbahet seanca plenare duke filluar nga ora 10:00.


Në komunikatë tregohen pikat e rendit të ditës të cilat do të diskutohen gjatë kësaj seance, ku njëra prej tyre më saktë pika 5, do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit që përcakton procedurat e pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Komunikata e plotë:

1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,
3. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.​

x