Newcastle ofertë zyrtare për sulmuesin, Atalanta e refuzon

17.01.2022 17:19

Newcastle ofertë zyrtare për sulmuesin, Atalanta e refuzon

Newcastle duket se është futur seriozisht në merkaton e janarit.

Pas dy zyrtarizimeve, ka spikatur edhe disa lojtarë të tjerë. Një prej tyre është sulmuesi kolumbian i Atalantas, Duvan Zapata.

Klubi anglez ka ofruar 30 milion euro në tavolinë për “bomberin” e Bergamos por është refuzuar menjëherë nga italianët.

Atalanta ka bërë të qartë se vetëm për 45 milion euro mund të ulet të diskutojë.

x