Nga “i dështuar” në hero, Strakosha bën ndër pritjet më të bukura të javës në Europa League (VIDEO)

26.10.2021 20:20

Nga “i dështuar” në hero, Strakosha bën ndër pritjet më të bukura të javës në Europa League (VIDEO)

Në harkun e pak javëve Thomas Strakosha ka arritur që të përmbys gjithçka. Portieri i Kombëtares sonë mori kritika të shumta pas një gafe ndaj Galatasaray-it, por arriti ta rimerrte shpejt veten.

Strakosha u aktivizua si titullar sërish në Europa League në barazimin pa gola ndaj skuadrës së Marseille. Ai mbajti portën e paprekur duke bërë disa ndërhyrje mjaftë të mira.

Në pjesën e parë ai bëri një ndërhyrje shumë të bukur ndaj Under, që është vlerësuar si ndër më të bukurat e javës së Europa League.

x