Nga KQZ-ja thonë se numërimi i votave me kusht do të marrë kohë

16.11.2021 14:30

Nga KQZ-ja thonë se numërimi i votave me kusht do të marrë kohë

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretarit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është pranuar i gjithë materiali i ndjeshëm nga të gjitha komunat.

Ahmetaj tutje tha se janë në procesin e procesimit të dhënave nga formularët.

“Po ashtu është në proces skanimi i listës përfundimtare të votuesve dhe sot pasdite mund të filloj procesi i regjistrimit të votuesve me kusht në databazë. Siç ju kemi njoftuar sot në orën 16:00 do të nisë numërimi i votave me postë, materiali tashmë është pranuar në QNR”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj shtoi se numërimi i votave me kusht do të marrë kohë.

“Votat me kusht na merr kohë, ndoshta pas dy ditëve do të mund të fillojmë me numërimin e tyre sepse na duhet mi regjistru të gjithë votuesit e rregullt, pastaj votuesit me kusht dhe ti bëjmë krahasimet të gjithë votuesve të rregullt, me kusht dhe me postë në mënyrë që të kemi konfirmimin pastaj se cilët votues me kusht do të numërohet vota e tyre”, tha Ahmetaj.

x