Nga sot nis aplikimi i tarifave të rregullta për sigurimin kufitar

01.01.2022 08:24

Nga sot nis aplikimi i tarifave të rregullta për sigurimin kufitar

Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar se duke filluar nga sot (data 01.01.2022), do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Me këtë sigurim duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulim e përgjegjësisë së tyre në rast shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

Sipas njoftimit, marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021.

“Pra, duke nisur nga data 1 Janar 2022 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja. Byroja Kosovare e Sigurimit falënderon Qeverinë e Kosovës si dhe Bankën Qendrore të Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm”, thuhet në njoftim.

x