Ngacmoi Mike Tyson në avion, i riu në SHBA e pëson keq prej tij (VIDEO)

21.04.2022 21:02

Ngacmoi Mike Tyson në avion, i riu në SHBA e pëson keq prej tij (VIDEO)

Mike Tyson ka goditur me grushte një person që po e bezdiste në një avion, që udhëtonte nga San Francisco në Florida. Sipas TMZ, që ka siguruar videon, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.

Pasagjeri i ka folur me zë të lartë ish-kampionit të peshave të rënda në boks. Një dëshmitar tha për TMZ se 55-vjeçari Tyson i kishte kërkuar këtij personi që ta linte të qetë.

Pasagjeri nuk ndaloi së foluri me ton të ngritur, Tyson iu kthye me një seri grushtesh.

x