Ngjarjet e ditës së sotme

21.06.2021 13:45

Ngjarjet e ditës së sotme

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takim me përfaqësues të UNHCR-it. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)


 
Initiative for Justice and Equality – INJECT lanson hulumtimin ligjor “Pjesëtimi i pasurisë së përbashkët dhe mbajtja financiare – ligji dhe praktika gjyqësore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut”. (Platforma Zoom, ora 10:00)

Mbahet protesta e Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

Mbahet konferenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së Pjetër Shala. (Hagë, ora 11:00)

Për nder të “Fête de la Musique” organizohet një koncert i përgatitur nga nxënësit e “Prenk Jakova” në Prishtinë. Me këtë rast, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, do t’i dhurojë shkollës disa kitare klasike profesionale. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, ora 12:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të bëjë ndarjen e Çmimit për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimet tjera vjetore për muzikë. (Kabineti i ministrit Hajrulla Çeku, ora 13:00)

Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës me rastin e javës së muzikës ATMOSPHERES dhe 21 qershorit, “Fête de la Musique” organizojnë koncert me korin e fëmijëve SIPARANTUM nga Peja. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 18:00)

x