Një asteroid gjigant do të kalojë pranë Tokës, thotë NASA

18.01.2022 11:05

Një asteroid gjigant do të kalojë pranë Tokës, thotë NASA

Një asteroid gjigant më i madh se çdo ndërtesë në Tokë do të kalojë pranë planetit tonë të martën, ka thënë NASA.


Asteroidi, i quajtur 7482 (1994 PC1), ka më shumë se një kilometër në gjerësi, në 1,052 m. Është më e lartë se ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifi në Dubai, e cila është 830 metra, shkruan CNN.

Llogaria në Twitter e NASA-s Asteroid Watch siguroi ndjekësit e saj se asteroidi nuk përbën kërcënim për Tokën.

Sipas njoftimit, asteroidi është ‘shumë i njohur dhe është studiuar për dekada nga ekspertët’. Distanca është e barabartë me pesë herë distancën e Hënës nga Toka.

x