“Një përvojë vërtet e tmerrshme”: Aeroplani hodhi jashtëqitjet njerëzore mbi një burrë në Angli, ndërsa po fluturonte mbi oborrin e tij

20.10.2021 22:33

“Një përvojë vërtet e tmerrshme”: Aeroplani hodhi jashtëqitjet njerëzore mbi një burrë në Angli, ndërsa po fluturonte mbi oborrin e tij

Një burrë dhe kopshti i tij “u spërkatën në një mënyrë shumë të pakëndshme” kur mbetjet njerëzore u hodhën nga një aeroplan.

Duke folur për forumin e aviacionit The Royal Borough Of Windsor & Maidenhead, këshilltarja Karen Davies tha se ishte “tmerruar” kur dëgjoi incidentin.

Ajo shpjegoi se si “i gjithë kopshti i tij, dhe çadrat e kopshtit, dhe ai” ishin “të mbuluar”.

Hedhja ka ndodhur në Windsor në mes të korrikut, shkruajnë mediat e huaja.

Tualetet e aeroplanit ruajnë ujërat e zeza në “kuti speciale”, por përmbajtja e tyre normalisht hidhet sapo aeroplani të ketë aterruar.

“Unë e di se një numër incidentesh ndodhin çdo vit me ujërat e zeza të ngrira nga aeroplanët, por kjo nuk ishte e ngrirë dhe i gjithë kopshti i tij u spërkat në një mënyrë shumë të pakëndshme”, tha ajo.

“Ai ishte në kopsht në atë kohë, kështu që një përvojë vërtet e tmerrshme, e tmerrshme”.

Ndërkohë John Bowden, këshilltari për Eton & Castle, e quajti atë një “shans një në një miliard”.

x