Një tjetër imazh i Arta Elezajt i realizuar gjatë pushimeve në Dubai (FOTO)

02.05.2021 14:09

Një tjetër imazh i Arta Elezajt i realizuar gjatë pushimeve në Dubai (FOTO)

Modelja dhe aktorja shqiptare, Arta Elezaj, është kthyer në një nga personazhet më të përfolur në faqet rozë.

Kjo në bazë të jetës luksoze e po ashtu edhe postimeve që ndan shpesh me fansat në rrjete sociale.

Së fundmi, ish-aktorja e “O sa mirë” ka publikuar një fotografi atraktive të realizuar në Dubai.

Me linjat trupore dhe një sfond të mrekullueshëm, bukuroshja nga Klina duket në top formë.

“Thuaj Mashallah”, ka qenë përshkrimi i imazhit.

Komplimentet krahas fotografisë nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

Ndërsa, imazhi deri më tani ka grumbulluar mbi 16 mijë pëlqime.

Arta momentalisht është tërhequr nga fusha e aktrimit dhe është fokusuar më shumë në modeling.

x