Një tjetër lojë për banorët, këtë herë ata do të duhet të tregojnë aftësitë imituese

05.12.2021 22:06

Një tjetër lojë për banorët, këtë herë ata do të duhet të tregojnë aftësitë imituese

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka mbërritur një zarf i bardhë.

Në të ishin përcaktuar qartë rregullat e lojës kë të re që banorët duhet të zhvillojnë.

Në monitorin e shtëpisë do të luhen disa këngë të datuara disa viteve më përpara.

Banorët do të ndahen në dy grupe, djemtë dhe vajzat.

Ata do të duhet të përzgjedhin njërën prej këngëve me qëllim që të imitojnë performancën njësoj si në videoklip.

Grupi që do të realizojë më së miri këtë imitim do të fitojë një shpërblim.

x