Nokia 5.3, një telefon i mençur, me performanca të jashtëzakonshme dhe me një çmim të lirë

26.08.2020 17:20

Nokia 5.3, një telefon i mençur, me performanca të jashtëzakonshme dhe me një çmim të lirë

Vetëm kur mendoni se telefonat inteligjentë janë të shtrenjtë, një aparat tjetër i pabesueshëm i përballueshëm dhe i mirë vjen për t’ju treguar se jeni gabim.


Me kamerat katërfish të Nokia 5.3, ekranin e madh IPS dhe performancën e shpejtë, është e vështirë të imagjinohet se ka ndonjë telefon tjetër të lirë që mund të konkurrojë Nokia-n, transmeton Telegrafi.

 Nokia tashmë “merr kurorën për celularin më të mirë nën 200 euro”, dhe i vetmi që mund t’i bëjë konkurrencë është Motorola.

 

Ka bateri 4,000mAH.

Nokia 5.3 ekzekuton Android 10 dhe është gjithashtu një pajisje Android One, që do të thotë se është e garantuar të merrni përmirësime Android për të paktën dy vjet.

Modeli 4 GB/64 GB mund të blihet për vetëm 150 euro.

Gjithashtu në dispozicion për 150 euro është edhe Motorola Moto G8 Power Lite.

Nokia 5.3 ka një ekran IPS LCD 6.55in me një rezolucion HD + 1,600 x 700 dhe një densitet pixel prej 268ppi, i cili e bënë atë të barabartë me ekranin e Moto G8 Power Lite.

 

x