Nurellari: Kurti u desh ta kthente Kosovën 9 vjet pas, për ta kuptuar rëndësinë e dialogut

28.09.2021 16:02

Nurellari: Kurti u desh ta kthente Kosovën 9 vjet pas, për ta kuptuar rëndësinë e dialogut

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ardi Nurellari ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili dje tha se dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për situatën në veri. 

Nureallari ia ka rikujtuar Kurtit deklaratën ku ai thoshte se dialogu nuk është ndër prioritetet kryesore të tij.

Sipas Nurellarit,  këto leksione të politikës po i kushtojnë shumë Kosovës sepse po e dëmtojnë rëndë raportin e mirëbesimit me aleatët tanë.

Postimi i plotë:

Fillimisht deklarata ishte që dialogu nuk ishte aspak prioritet e madje mund të bënim pa të sepse Kosova është gjasme në rregull pa dialog me Serbinë. Tashmë na del që dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet me Serbinë. Me sa duket u desh kjo aventurë e tij dhe dushi i ftohtë i ardhur nga departamenti i shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë për të marrë një leksion e kuptuar nevojën e dialogut. Pikërisht atë proces me të cilin deri dje është tallur dhe e ka instrumentalizuar në mënyrë populiste për të marrë vota.

Kryeministri ka vendosur për të mësuar vetëm duke e pësuar pasi ka gabuar. Mirëpo këto leksione të politikës po i kushtojnë shumë Kosovës sepse nga njëra anë po dëmtojnë rëndë raportin e mirëbesimit me aleatët tanë. Nga ana tjetër e kanë bërë ndërkombtarisht të pranueshme e të justifikueshme rikthimin e tankeve dhe avioneve serb në kufirin e Kosovës, në shkelje të zonës tampon të sigurisë të parashikuar prej Marrëveshjes së Kumanovës.

Gjithashtu, ky “leksion” i hidhur ka shkaktuar regres jo vetëm në nivel të politikës së jashtme por edhe në kuadër të politikës së brendshme sepse për herë të parë pas 9 vjetësh është bërë e nevojshme kthimi i KFOR-it në vend-kalimet kufitare të Kosovës. Policia e Kosovës ka qenë në gjendje të administrojë pikat e kalimit të Kosovës pa praninë e KFOR-it pasi trupat e KFOR-it më Policinë e Kosovës në qershor të 2011 zhbllokuan rrugët në veri nga barrikadat e vendosura me herët. Rikthimi i KFOR-it për të kontrolluar pikat kufitare kthen shijen e hidhur të epokës së rezolutës së 1244-ës të para shpalljes së pavarësisë. Regres!

w
 

x