Nurellari: Orientimi i Abazoviç nuk është risi, Djukanovic është ende në “lojë”

31.08.2020 21:08

Nurellari: Orientimi i Abazoviç nuk është risi, Djukanovic është ende në “lojë”

Analisti Adri Nurellari ka thënë se zgjedhjet në Mal të Zi prodhuan një përmbysje të mirëfilltë.

“Blloku opozitar së bashku kanë marrë shumicën, ndërsa partia e Djukakovic është fituese, por si e vetme konsiderohet se ka humbur këto zgjedhje”, ka thënë Nurellari në Prime Time të Kanal10.

Duke folur për politikanin shqiptar, Dritan Abazoviç, Nurellari thotë se orientimi i tij nuk është diçka e re.

“Orientimi i Abazoviç nuk është diçka e re, por fatkeqësisht ai nuk ka votuar për hyrjen e Malit të Zi në NATO, ai nuk është përcaktues në formimin e Qeverisë siç po thuhet, ndërsa duhet pasur parasysh se ende nuk ka mbaruar loja, sepse brenda bllokut opozitar ka shumë fragmentizime”, ka thënë ai.

Sipas tij, duke marrë parasysh matematikat e mundshme, Djukanovic mund të shkojë deri në 40 deputetë, kështu që do t’i nevojetet vetëm një deputet shtesë./Kanal10

x