Nurellari: Qeveria e Vetëvendosjes manipulon dhe krenohet me arritjet e paraardhësve

17.09.2021 18:22

Nurellari: Qeveria e Vetëvendosjes manipulon dhe krenohet me arritjet e paraardhësve

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari në një postim në facebook, ka deklaruar se ministrja Hajdari dhe qeveritarë të tjerë të Vetëvendosjes nuk kanë të drejtë të krenohen me rritjen e investimeve  të huaja gjatë gjashtëmujorit të këtij sepse kjo rritje nuk ka ardhur si pasojë e qeverisjes së tyre. Ai paraqet dy arsye përse kjo rritje e investimeve të huaja nuk ka të bëjë me efektet e qeverisjes aktuale.

Së pari sekretari i PDK-së për programin shpjegon se qeveria u miratua në fund të marsit, e miratoi programin në fillim të majit dhe buxhetin e ri në fund të korrikut.

Kështu që rezultatet e gjashtëmujorit i përkasin faktikisht qeverisë pararendëse, e jo kësaj qeverie të Vetëvendosjes.

Së dyti ai ai sqaron se kemi të bëjmë me ndonjë fluks të ri investitorësh por më shumë me një akumulim të panatyrshëm të projekteve të zvarritura prej kohësh.

Për të “ për një numër investitoretsh te huaj të cilët kane filluar realizimin e projekteve këtë vit ndërkohë që kanë qenë në negociata për vite me radhë.”

Përgjegjës për zhagitjen e këtyre projekteve ai bën kryesisht instabilitetin politik, zgjedhjet e shpeshta si dhe disfunksionalizimin e administratës gjatë karantinës së pandemisë.

Për rrjedhojë më shumë sesa një ndryshim në klimën e investimeve ai e konsideron një rastësi të grumbullimit të shumë projekteve që kanë pritur gjatë të merrnin dritën jeshile pas shumë burokracive.

Postimi i tij i plotë në facebook është si më poshtë:

Ditëve të fundit Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe përfaqësues te tjerë të Vetëvendosjes janë duke u krenuar me të madhe për një rezultat që nuk ka lidhje me qeverisjen e tyre. Bëhet fjalë për raport për nivelin e lartë të investimeve të drejtpërdrejta të huaja gjatë gjashtëmujorëshit të parë të këtij viti. Kjo përpjekje për të manipuluar të dhënat ngjan me tentativën e mëhershme të kryeministrit i cili krahasonte qeverisjen e tij të tanishme me atë të tijën para një viti në periudhën e karantinimit.

Së pari duhet vënë në dukje se qeveria e re u votua në fund të muajit mars ndërsa programin e saj qeveritar e miratoi në fillim të muajit maj, pra në muajin e pestë të vitit. Po ashtu buxhetin e ri të saj (Projektligjin nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. ) që nënkupton edhe fillimin e zbatimit të programit të saj qeverisës e ka miratuar në 28 korrik 2021, pra përtej raportit gjashtëmujor me të cilin janë duke u krenuar padrejtësisht. Kështu që rezultatet e gjashtëmujorit i përkasin faktikisht qeverisë pararendëse, e jo kësaj qeverie të Vetëvendosjes.

Së dyti duhet theksuar se nuk kemi të bëjmë me ndonjë fluks të ri investitorësh por më shumë me një akumulim të panatyrshëm të projekteve të zvarritura prej kohësh. Pra për një numër investitoretsh te huaj të cilët kane filluar realizimin e projekteve këtë vit ndërkohë që kanë qenë në negociata për vite me radhë. Instabiliteti politik , zgjedhjet e njëpasnjëshme dhe ndryshimet politike në administratë që kanë ardhur si pasojë e tyre, kanë zhagitur për vite të tëra shumë projekte të investimit të huaj të cilat kanë pritur gjatë përfundimin e burokracive për të marrë dritën jeshile të zbatimit. Këtu duhet shtuar që viti i kaluar me problemet globale që solli pandemia, administrata e karantinuar të ishte veçanërisht disfunksionale e po ashtu shumë biznese nëpër botë pezulluan ose ngadalësuan veprimtaritë e tyre.

x