OBSH u bën thirrje vendeve të pasura: Nuk është e nevojshme doza e tretë e vakinës, është lakmi

14.07.2021 13:00

OBSH u bën thirrje vendeve të pasura: Nuk është e nevojshme doza e tretë e vakinës, është lakmi

“Ne po bëjmë zgjedhje të vetëdijshme tani për të mos mbrojtur ata në nevojë,” tha Tedros.


 
Zyrtarët e lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se duhet doza të tretë e vaksinave të koronavirusit, raporton Associated Press.

Gjithashtu ata bën thirrje që dozat e pakta të ndahen me vendet e varfëra, që nuk i kanë imunuziar ende njerëzit, transmeton lajmi.net.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se pabarazia groteske e vaksinave në botë u nxit nga “lakmia”, pasi ai u bëri thirrje prodhuesve të ilaçeve të japin përparësi në furnizimin me vaksinat e tyre Covid-19 në vendet e varfra, në vend që të lobojnë në vendet e pasura për të përdorur edhe më shumë doza.

“Ne po bëjmë zgjedhje të vetëdijshme tani për të mos mbrojtur ata në nevojë,” tha Tedros, duke shtuar se përparësia e menjëhershme duhet të jetë vaksinimi i njerëzve që nuk kanë marrë ende një dozë të vetme.

Pas një rënie 10-javore të vdekjeve globale të koronavirusit, Tedros tha se numri i pacientëve Covid që vdesin çdo ditë përsëri po fillon të rritet dhe se varianti jashtëzakonisht infektues i deltës është “duke drejtuar valë katastrofike të rasteve”. 

x