Organizoi aheng familjar, sekuestrohet një armë

13.09.2021 09:15

Organizoi aheng familjar, sekuestrohet një armë

Një 22 vjeçar me inicialet A.B është arrestuar në fshatin Zhabar të Mitrovicës, pasi në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë, rasti është raportuar dje pasdite, ku njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin.

“Në vendngjarje janë gjetur /11/ gëzhoja të shkrepura dhe pas kësaj është arrestuar i dyshuari A.B., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’, thuhet në njoftim.

x