Osmani: Gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore

27.01.2021 11:17

Osmani: Gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani duke përkujtuar Holokaustin, që mori jetët e miliona civilëve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike, ka thënë askush nuk mund ta njohë më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme. 

Osmani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në ditën e përkujtimit të Holokaustit, bashkëndjen me miqtë e saj si dhe ka ritheksuar se gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore deri më sot.

Postimi i plotë: 

Nuk mund ta njohë askush më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme!

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, bashkëndjejmë me miqtë tanë dhe ritheksojmë se gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore deri më sot.

Sot, duhet ta kujtojmë dhe të ndihemi krenar për ndihmën të cilën shqiptarët i dhanë komunitetit hebraik në vitet e trishtimit. E përderisa kujtojmë kalvarin e hebrenjve, nuk ka si të mos përmendet edhe ndihma e shtetit izraelit ndaj kosovarëve të dëbuar dhunshëm në luftën e vitit 1999.

Në botë mbijetojnë vetëm miqësitë ndërmjet popujve e shteteve. Kosova, shqiptarët, Izraeli dhe izraelitët prej kohësh kanë ndërtuar urat e miqësisë.

Holokausti u kujtoftë përgjithmonë dhe shërbeftë në funksion të ndërgjegjësimit që ngjarjet si këto të mos ndodhin kurrë më. Përkujtimi i Holokaustit është riafirmim i të vërtetës, një nevojë prej së cilës nuk duhet të hiqet dorë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë! 

x