Osmani: Ministrat e Millosheviqit udhëheqin sot Serbinë, qëllimet e tyre s’kanë ndryshuar

15.10.2021 17:39

Osmani: Ministrat e Millosheviqit udhëheqin sot Serbinë, qëllimet e tyre s’kanë ndryshuar

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po  vazhdon seanca ku po diskutohet raporti për Kosovën.

 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia përmendi të pranishmëve deklaratat e homologut të saj serb, Aleksander Vuçiq për kasapin e Ballkanit, kriminelin Sllobodan Millosheviq.

Ajo përmendi edhe bilancet tragjike të viktimave që i ka shkaktuar Serbia në luftën e fundit në Kosovë.

“Vuçiq thotë se Millosheviq është lider i madh. 140 mijë persona kanë humbur jetën gjatë gjenocidit në ish-Jugosllavi.  Më shumë se 13 mijë persona janë vrarë në Kosovë, më shumë se 20 mijë gra janë dhunuar e mijëra tjerë të zhdukur. Duke krahasuar me luftërat tjera në Ish-Jugosllavi, më shumë se 1 milion qytetarë janë zhvendosur”, tha Osmani.

“Kjo ka ndodhur para syve të botës dhe nuk ka pasur asnjë përpjekje nga Serbia që të kërkojë falje për këto krime. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë regjimin serb. Ministrat e Millosheviqit po e udhëheqin Serbinë sot. Strategjia ka ndryshuar, por qëllimet janë të njëjta.  Ju bëj thirrje që të vini të flisni me neve dhe të shihni të vërteten. Që të vizitoni Kosovën e pavarur”, tha tutje Osmani.

x