Osmani uron policinë në 22 vjetorin e themelimit: Mburremi me profesionalizmin tuaj

06.09.2021 16:43

Osmani uron policinë në 22 vjetorin e themelimit: Mburremi me profesionalizmin tuaj

Në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka shprehur respekt e nderim për profesionistët, ruajtësit e rendit, kujdestarët e sigurisë.

“Megjithëse forcë e re e rendit, Policia e Kosovës prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi”, ka shkruar në Facebook presidentja Osmani.

Osmani shkruan më tej se gra e burra të policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit dhe për këtë ka thënë se shteti u është mirënjohës.

“Përpjekja jonë për sundimin e ligjit nuk duhet pushojë asnjëherë. Këtë rrugë të nisur duhet ta kemi synim të çdoditshëm në ofrimin i sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Police e policë të dashur të Kosovës, urime 22- vjetori themelimit! Faleminderit që çdo ditë kujdeseni për garantimin e një mjedisi të qetë, të cilin e dëshirojmë të gjithë, e i cili bëhet i mundshëm në saje të profesionalizmit tuaj!”, ka përfunduar presidentja mesazhin e saj me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

x