​Osmani vazhdon nesër ciklin e vizitave në komunat e Kosovës

22.05.2022 20:59

​Osmani vazhdon nesër ciklin e vizitave në komunat e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani do të vazhdojë të hënën ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës.

Pas vizitës në Gjilan në muajin prill, e para e shtetit do të vizitojë komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetari Ruzhdi Shehu.

Osmani së bashku me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule te busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik, si dhe do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut.

E para e shtetit ka bërë të ditur se ka kohë që janë planifikuar vizitat nëpër komuna të ndryshme të Kosovës për të diskutuar mbi sfidat me të cilat ato përballen.

x