Pamje nga momenti kur kosovarët i ikin radarit të policisë, po shkonin drejt Vlorës me shpejtësi 225km/h

20.07.2021 14:15

Pamje nga momenti kur kosovarët i ikin radarit të policisë, po shkonin drejt Vlorës me shpejtësi 225km/h

Policia në Fier ka njoftuar sot se janë ndaluar dy persona të2 cilët kanë qenë duke drejtuar veturat e tyre me shpejtësi marramendëse, drejt Vlorës.

 
Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se njëra veturë ka qenë më targa të Zvicrës, ndërkaq tjetra me të Kosovës.

“Me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, dy kosovarët nuk ndalojnë radarit në Fier por bllokohen nga Policia në hyrje të Vlorës. 225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës,  shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës. Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Pojan”, janë konstatuar nga radari automjetet me targa zviceriane tip “Lamborghini” dhe “BMW” duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia ka publikuar videon nga momenti kur dy veturat ikin nga radari, me shpejtësi marramendëse.

 

Tutje, bëhet e ditur se policia iu ka bërë me shenjë që të ndalen, por drejtuesit e automjeteve nuk kanë ndalur veturat e tyre.

“Automjeteve u është bërë shenjë nga punonjësit e Policisë për të ndaluar por drejtuesit e tyre kanë vijuar me shpejtësi drejt Vlorës. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e Policisë Rrugore të Vlorës si dhe forcat e posaçme “Shqiponja” dhe në hyrje të qytetit të Vlorës janë ndaluar të dy automjetet”, thuhet në njkoftim.

Drejtuesit e automjeteve janë ndaluar dhe janë ndëshkuar me masë administrative.

“Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini”, shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar  me masë administrative  168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMË” shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar  me masë administrative  120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie””, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

 

x