Parejo sulmon trajnerin e Bayernit: Kur pështyn lart, shpesh herë të bie në fytyrë!

13.04.2022 17:38

Parejo sulmon trajnerin e Bayernit: Kur pështyn lart, shpesh herë të bie në fytyrë!

Villareali arriti që të merrte një kualifikim të madh ndaj Bayernit, duke siguruar kalimin për në gjysmëfinale. Një nga yjet e skuadrës së Emry, Parejo ka sulmuar trajnerin e bavarezëve, i cili tregoi mungesë respekti ndaj ekipit të tij në deklaratat për mediat.

“Unë nuk e njoh trajnerin e tyre dhe nuk kam folur kurrë me të. Por kur ka dalë shorti dhe kanë parë se kundërshtari ishte Villarreal, trajneri i tyre ka treguar mungesë respekti ndaj Villarreal-it dhe ndaj gjithë futbollit duke thënë se donte ta siguronte kualifikimin në ndeshjen e parë.

Për ne ka qenë një mungesë respekti. Në fund, kur pështyn lart, shpesh të bie në fytyrë”, ka shtuar Parejo në intervistën e dhënë për Moviestar pas ndeshjes.

x