Pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar, vjen reagimi i kryeministrit kroat

25.07.2021 10:28

Pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar, vjen reagimi i kryeministrit kroat

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur në një aksident mëngjesin e sotëm, të cilët po udhëtonin me një autobus të një kompanie nga Kosova, e që ishin nisur nga Gjermania.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç ka ngushëlluar familjarët e viktimave.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në Slavonski Brod, ku vdiqën 10 persona. Familjeve të viktimave u shprehim ngushëllimet më të thella. Shpresojmë që pasagjerët e plagosur të shërohen”, shkroi ai.

x