Pas “Exit Polleve”, vjen edhe reagimi nga Shpejtim Bulliqi i VV-së

17.10.2021 19:29

Pas “Exit Polleve”, vjen edhe reagimi nga Shpejtim Bulliqi i VV-së

Kryetari i Podujevës i cili synon ta fitojë komunën përsëri me VV-në, ka thënë se informatat nga terreni thonë se në çdo vendbanim del fitues.

“Presim fitore sepse kemi punuar për të. Informatat e para që vinë nga terreni thonë se në cdo vendbanim jemi fitues”, ka thënë Bulliqi.

 
“Nga dy Exit Polle të ndryshme ka rezultate të ndryshme. Në njërën thuhet se kemi balotazh, në tjetrën jo”.


“Jam i bindur që fitorja nuk do të mungojë”.

“E kemi pritur një rezultat të tillë, kemi punuar për të”.

x