Pas lajmit se u bë miliardere, Kim Kardashian, “festë” me bikini buzë detit

07.04.2021 17:06

Pas lajmit se u bë miliardere, Kim Kardashian, “festë” me bikini buzë detit

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është zyrtarisht miliarderja më e re në botë.

Ajo postoi dy foto në faqen e saj në “Instagram”, e veshur me bikini dhe duke buzëqeshur. 40-vjeçarja vazhdon të habisë me linjat e saj perfekte. Kim shfaqet pa make up dhe gëzimi në fyryrën e saj është komentuar nga ndjekësit si “emocionet e të qenit miliardere”. “Billionere vibes”, “Billionere Bliss”, “Miss billionere, urime!”, komentojnë ndjekësit.

 
Pasuria neto e Kim arriti 1 miliard dollarë (720 milion £) falë kompanisë së saj të kozmetikës dhe veshjeve, si dhe të ardhurave nga televizioni dhe investimeve, thotë revista e biznesit Forbes.

Ajo tani është një nga 2.755 figurat në Listën e Miliarderëve të Botës të Forbes. Themeluesi i Amazon Jeff Bezos kryeson listën me një vlerë neto prej 177 miliardë dollarësh, raporton BBC.

x