Pas masave të Qeverisë, Kryetari i Ferizajt lajmëron se nuk do të mbajë të pame për babain e tij

28.08.2021 20:47

Pas masave të Qeverisë, Kryetari i Ferizajt lajmëron se nuk do të mbajë të pame për babain e tij

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se nuk do të organizojë pritje për ngushëllim për vdekjen e babait të tij, Muharrem Aliut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Ferizajt nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa ka thënë se përkundër se ishte në planifikim, për shkak të masave të reja ka vendosur ta anulojë organizimin për pritje për krye shëndoshë.

“Me vendimin e pak ore më parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19, ndalohen pritjet për ngushëllime (të pamet), andaj pavarësisht se kishim planifikuar dhe njoftuar pritjen për ngushëllime në respekt të kujtimit të babait tim, Muharrem Aliu, jemi të detyruar ta anulojmë atë, në respektim të masave mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Në kuadër të masave të reja nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat pritet të vihen në zbatim të dielën, është ndaluar organizimi i pritjes për ngushëllim.

Po ashtu, sipas masave të reja, funeralet do lejohen vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë të të ndjerëve, duke respektuar distancën prej 1.5 metrash. 

x