Pas ndarjes, Ana dhe Arsimi vazhdojnë ‘kunjat’ për njëri-tjetrin

22.04.2021 18:14

Pas ndarjes, Ana dhe Arsimi vazhdojnë ‘kunjat’ për njëri-tjetrin

Ana e Arsimi nuk e kanë ndërmend t’i ndalin ‘thumbat’.

 
Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Ana dhe Arsimi, pas largimit nga emisioni kishin një romancë të shkurtër.

Por, duket se gjërat mes tyre nuk funksionuan andaj ata i kanë dhënë fund lidhjes, duke ndarë rrugët.

Megjithatë, ata pas ndarjes kanë vazhduar ta ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në rrjete sociale përmes postimeve që i bëjnë.

Në një foto që e publikoi Ana së fundi, shkroi “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?”.

Ajo mori përgjigje nga Arsimi, i cili postoi një imazh dhe shkroi “Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota”.

Pas postimeve të njëpasnjëshme, Arsimi me një foto, tregoi se po u jep fund këtyre lojërave mes tij dhe Anës.

“Kam mbaruar punë me ty”, ka shkruar ai. 

x