Pas rikthimit në ekran, Adelina merr vëmendjen e fansave me poza joshëse

24.10.2020 09:53

Pas rikthimit në ekran, Adelina merr vëmendjen e fansave me poza joshëse

Adelina nuk po i ndalon fotografitë atraktive.

E njohim si ‘Diva e muzikës shqiptare’, ngase për vite me radhë ka sjellë projekte të njëpasnjëshme në tregun tonë.

Adelina Ismaili vitet e fundit është tërhequr nga muzika, kurse tashmë ka nisur një aventurë të re, ku është sërish afër publikut.

Këngëtarja po drejton një emision të ri televiziv i cili transmetohet në televizonin Kanal 10 , ndërkohë është aktivizuar shumë edhe me postime në rrjete sociale.

Së fundi, artistja pozoi e veshur me ngjyrë kafe, e me doreza të kombinuara me të njëjtën ngjyrë, teksa dukej shumë joshëse.

Natyrisht se edhe këtë herë komentet e fansave ishin të shumta, duke e komplimentuar atë për dukjen.

x