Pas shpalljes së ambasadorit ‘non grata’ nga Erdogan, Gjermania e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë

25.10.2021 16:18

Pas shpalljes së ambasadorit ‘non grata’ nga Erdogan, Gjermania e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë

Shteti gjerman ka bërë një reagim zyrtar dy ditë pas shpalljen “non grata” të ambasadorit që ka dërguar në Turqi.

 
Berlini nuk ka marrë asnjë urdhër zyrtar për dëbimin e ambasadorin nga Turqia, por i ka pranuar me shqetësim deklaratat e Presidentit turk Erdogan.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha se Berlini i ka parë deklaratat e Erdoganit me ‘shqetësim dhe të paarsyeshme’. Megjithatë shton: Siç thashë, ende nuk ka një komunikim zyrtar nga pala turke.

Erdogan i kërkoi ministrisë së Jatshme të shpallte non grata 10 ambasadorë të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të cilët kishin firmosur një peticion për lirimin nga burgu të biznesmenit dhe filantropit turk Osman Kavala i cili prej katër vitesh qëndron i arrestuar.

Ai akuzohet nga Erdogan për spiunazh politik dhe organizimin e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

x